Shënohet dhe viktima e dytë nga koronavirusi në Itali

Shënohet dhe viktima e dytë nga koronavirusi në Itali

134
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër vdekje nga coronavirus është shënuar në Itali. Sërish bëhet fjalë për provincën e Lombardisë, ku mësohet se viktima e dytë italiane e coronavirusit është një grua 67 vjeçe.

Sipas asaj qe shkruhet, viktima e dyte ka lidhje me 78-vjeçarin qe nderroi jete dje. Mësohet se viktima e djeshme 78-vjeçari, Adriano Trevisan, prej 10 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Schiavonia-s, në Lombardi.

Për këtë ngjarje, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza. Ky i fundit theksoi se kushdo që ka rënë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë.

Në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi deri tani ka shkuar në 29 Persona.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY