Gruaja e Velise fillon pune si keshilltare e drejtorit ne OST

Gruaja e Velise fillon pune si keshilltare e drejtorit ne OST

272
0
Shares

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur punë në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST). Ajola Xoxa është punësuar si këshilltare e jashtme juridike e drejtorit Skerdi Drenova. Ky i fundit dikur u emëruar nga Veliaj në Bashkinë Tiranë si kryeinspektor ndërtimi.

Boldneës.al” ka siguruar dy dokumenta, njëri “marrje në punë” dhe tjetri “kontratë pune”, të nënshkruara nga Skerdi Drenova, në bazë të të cilave, Ajola Xoxe merr emërimin si “Këshilltare e Jashtme” në Kabinetin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Dokumenti “marrje në punë” daton në 3 Tetor 2019. Në bazë të këtij dokumenti, Ajola Xoxe do të përfitojë pagën mujore prej 127.500 lekë të reja në muaj (1.2 milionë lekë të vjetra/muaj).

Në bazë të kontratës së punës, znj. Xoxe do të jetë e angazhuar si këshilltare e Drenovës për 30 orë në javë, pra rreth 7 orë pune në ditë. Megjithëse bashkëshortja e Veliajt e ka pranuar këtë detyrë, duket se ajo është e detyruar të punojë me orë të zgjatura gjatë të gjithë ditëve të javës.

Krahas punësimit pranë Skerdi Drenovës, bashkëshortja e Veliajt rezulton se është e regjistruar në QKR si “person fizik” për Konsulencë Ligjore. Ajo rezulton të jetë gjithashtu pronare e kompanisë “Partner Law”.

Të dy kompanitë, sipas të dhënave të QKR-së, janë aktive, çka do të thotë që Ajola Xoxe funksionon me kohë të plotë në aktivitetin e saj privat. Ndërkohë që prej Tetorit 2019, koha e saj e ditës kalon më së shumti pranë kabinetit të drejtorit të OST-së.

Palët që kanë nënshkruar kontratën e punës duket se e kanë qëmtuar mirë ligjin për “parandalimin e konfliktit të interesave”. Duke marrë emërimin “këshilltare e jashtme”, Xoxa nuk është në kushtet e konfliktit të interesave me aktivitetin e saj privat.

Skerdi Drenova ka qenë një prej njerëzve më të afërt të Erion Veliajt. Në vitin 2017 ai emërohet Kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, një prej funksioneve më të lakmuar në pushtetin lokal të kryeqytetit.

Në vitin 2019, Drenova emërohet në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke zëvendësuar në detyrë Gentian Gradecin. Ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen pas shpërthimit të skandalimit me ‘DH-Albania”, një kompani fiktive, e cila kishte arritur të fitonte një tender të majmë në strukturat e varësisë së OST-së, në Burrel.

Skerdi Drenova gjendet në një listë emërore t kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike, në vitin 2017, pas incidenteve për prishjen e një pjese të Parkut të Liqenit Arëtificial në Tiranë.

Pas këtij “shërbimi” ndaj Veliajt, Drenova ngjit shkallët e karrierës, duke marrë drejtimin e një prej shoqërive me qarkullim gjigand parash publike-Operatorit të Sistemit të Transmetimeve.

E, pasi merr këtë detyrë, ai nuk e harron ish-shefin e tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Për t’i kthyer “nderin”, Drenova emëron si këshilltare të tij Ajola Xoxen, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës./BoldNews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY