DIALOGU/ 200 mijë lekë prokurorit për zhbllokimin e kamionit

DIALOGU/ 200 mijë lekë prokurorit për zhbllokimin e kamionit

65
0
Shares

48-vjeçari nga Dibra, Fation Zeqja, i cili njihet edhe me emrin Faik Zeqja nga fshati Majtare i këtij rrethi, është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij me targë AA 296 BC.

Në këto kushte, Policia e Dibrës sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin, ndërkohë që dosjen e poseduesit e dërgoi në prokurori për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi dyshohet për veprën penale “prerje e paligjshme e pyjeve”.

Pas dërgimit të dosjes në prokurori, Fation (Faik) Zeqja ka kërkuar vetëm rikthimin e mjetit, jo të druve, pasi sipas ligjit kjo makinë ishte me dokumentacion të rregullt. Për këtë çështje, dy ditë pas ndalimit, qytetari thotë se ka kontaktuar me prokurorin Tom Deda, i cili ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes dhe kishte marrë paraprakisht dosjen e tij, por kishin kaluar më shumë se 10 ditë dhe makina nuk ishte nxjerrë nga policia.

Qytetari takon prokurorin Tom Deda, e pyet se çfarë është bërë me makinën e tij. Takimi i qytetarit me prokurorin bëhet në ambientet e prokurorisë së Dibrës. Prokurori e takon qytetarin, bisedon me të në korridorët e prokurorisë dhe tregon afrimitet gjatë bisedës.

Qytetari e pyet nëse mund të flasin në zyrën e tij dhe prokurori i përgjigjet, “Ti e di”.

Rrugës për në zyrën e Prokurorit, gjatë bisedës, Prokurori e vë në dijeni qytetarin se e ka dërguar shkresën që një natë më parë në polici për zhbllokimin e makinës. Madje gjatë bisedës që zhvillohet në zyrën e prokurorit Tom Deda, ai i tregon shkresën qytetarit me datën 17/10/2016 (17 tetor 2016), që ia ka dhënë sekretarja dhe është dorëzuar në polici.

1

Në këto kushte, qytetari falenderon prokurorin , duke i thënë se “atë ditë i kishte dhënë vetëm 200, pasi nuk kishte të tjera me vete”. Prokurori nuk çuditet dhe as revoltohet nga kjo shifër që qytetari përmend në zyrën e tij, por i përgjigjet shkurt “Faleminderit” dhe aty ndahen me njëri-tjetrin. Pas bisedës me prokurorin në zyrën e tij, qytetari shkon në komisariat për të verifikuar nëse ka shkuar shkresa dhe për të marrë makinën.

Qytetari drejtohet te sporteli i Drejtorisë së Policisë dhe punonjësi i informacionit e vë në dijeni se ka ardhur shkresa, por duhej të priste pak që të merrte makinën. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, qytetari tregon se duhen shkarkuar drutë nga makina dhe se çelësat i ka marrë nga policia. Sipas tij, ai do presë punonjësin e policisë që të bëjë shkarkimin e druve, që janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale dhe më pas do marrë mjetin.

Deklarata e qytetarit

4

Një ditë më pas, prokurori i Dibrës, Tom Deda, vihet në dijeni të regjistrimit që i kishte bërë qytetari Faik Zeqaj. Menjëherë pas kësaj, del një deklaratë e shkruar me shkrim dore, e firmosur nga ky qytetar,Faik Zeqaj.

Në këtë deklaratë, i nënshkruari shoferi i druve të prera në pyll, Faik Zeqaj, deklaron me përgjegjësinë e tij personale se nuk i ka ofruar asnjë lek Tom Dedës dhe gjithçka që flitet në media është e pavërtetë dhe e provokuar.

Më pas ai regjistron një deklaratë me audio dhe video ku një person mbrapa kameras i dikton të gjitha fjalët.

Sufleri i qytetarit në video e mëson zotin Zeqaj se çfarë duhet të thotë dhe ka njohuri në fushën e jurisprudencës, pasi qytetari përmend disa herë se gjithçka e deklaron me vullnetin e tij të lirë kundrejt çdo neni, duke harruar të përmendë numrin e nenit të cili i referohet.

Flet më provokim nga ana e gazetarëve, ndërkohë që gjatë gjithë filmimeve të transmetuara në Fiks Fare kuptohet qartë që qytetari Zeqaj ka kërkuar ndihmën e Fiks Fare duke u drejtuar fillimisht në Sekretarinë Telefonike të këtij emisioni. Fiks Fare i vuri mjetet në dispozicion që ai të filmonte abuzimet që ai pretendonte se kryente prokurori që kishte dosjen e bllokimit të kamionçinës së tij.

Gjatë kronikës së transmetuar në Fiks Fare dhe deklaratave të zotit Zeqaj, kuptohet qartë se qytetari e ka kërkuar vetë Fiksin, e ka ftuar Fiksin që të shkojë në Dibër, vetë ka regjistruar, e vetë ka folur, askush nuk e ka detyruar.

Biseda me prokurorin

Qytetari: Prokuror Toma është sipër?

Punonjesi i Prokurorise: S’e di! Ja ku është.

Qytetari: Mirmëngjesi!

Prokurori: Mirmengjesi!

Qytetari: Si u gdhine prokuror?

Prokurori: Mirë!

Qytetari: A je mirë?

Prokurori: Çar bën ti?

Qytetari: Hiç, ja erdha t’u takoj.

Prokurori: He njëherë?

Qytetari: Ç’kemi, a u lodhe ti?

Prokurori: Ishtu (çka)!

Qytetari: A u mërzite?

Prokurori: Jo. Hë?

Qytetari: A shkojmë te zyra?

Prokurori: Ti e di.

Qytetari: Hajt. A s’ke sos (mbaruar) punë akoma, jo?

Prokurori: Cilën punë, tanen?

Qytetari: Hë…

Prokurori: Ta kam çu mor atë. Ka shku qysh dje.

Qytetari: Ka shku a?

Prokurori: Po.

Qytetari: Qysh dje ka shku? Në çfarë ore dje? Mbasdite?

Prokurori: Për Zotin s’e di. Sekretari sot ma pruni, më tha e kemi nis dje.

Qytetari: A e keni nis dje?

Prokurori: Po.

Qytetari: Po pyete njëherë atë gocën, a kanë shku a?

Prokurori: S’kam nevojë me e pyt. Ka shku ajo.

Qytetari: Ka shku eee?

Prokurori: Ka shku ajo.

Qytetari: Veç shkoj të marr makinën eee?

Prokurori: Veç me shku me e marr. Drutë kam than se s’ke për t’i marrë.

Qytetari: Mirë po deshe ti, ti i ke ba letrat.

Prokurori: Jo s’e kam në dorë unë

Qytetari: Jo, po…

Prokurori: Ene ma dasht unë, s’t’i japin ata.

Qytetari: Jo?

Prokurori: Jo. Edhe ti sikur sa metra ke?! Mbi 3 metra ke o burrë! Eee. Sa metra ke?

Qytetari: A e ke çu si çështje. A ka shku si çështje?

Prokurori: Komisariatit të Policisë, 17/10/2016. Ka shku dje kjo.

Qytetari: Po mirë se të dhashë 200 atë ditë, se s’kisha më (momenti që i zgjat paratë e tjera, por nuk duket)

Prokurori: Faleminderit!

Qytetari: E kam pa hile!

Prokurori: Për Zotin. Ik mirupafshim.

Qytetari: Faleminderit. Ej se nuk kisha ma atë ditë

Prokurori: Ik thashë, Mirupafshim!

Qytetari: Hajde miupafshim! Faleminderit shumë eee!

Biseda në polici

Qytetari: O Gimi si shkove, si kalove? Pyete njëherë atë gocën, Orgisën, a si e ka, a kanë ardh ato letrat e ….. thuj?

Punonjësi i policisë: Për çfarë?

Qytetari: Për bllokim mjeti, për kamionçinën me dru.

Punonjësi i policisë: A t’ka thirr? Të ka lajmëru ajo?

Qytetari: Po, prokurori tha i kam sjellë letrat ktu tha?!

Punonjësi i policisë: Si e pate emrin ti?

Qytetari: ….. A t’vij të takohemi thuj?

Punonjësi i policisë: (flet në telefon) Dëgjo, ka ardhur një….

Qytetari: Ka kamionçinën thuj.

Punonjësi i policisë: Se ka ardhur me urdhër… Këtu është. Po këtu në oborr e ke. Po.

Qytetari: A kanë ardh? Kanë ardh?

Punonjësi i policisë: Po.

Qytetari: Kanë ardh letrat eee?

Punonjësi i policisë: …

Qytetari: Ej, i ka pru po he.

Biseda me gazetarët e Fiksit pas policisë

Qytetari: S’mund t’i shkarkoj drutë sonte prapë.

Fiksi: Pse?

Qytetari: S’është ai…

Fiksi: Kush është ai?

Qytetari: Ai që ka punën e druve.

Fiksi: A e more letrën?

Qytetari: Po duhet me shkarku drutë se s’më lirojnë.

Fiksi: Tashi do e marrësh prapë, pa dru makinën?

Qytetari: Po pa dru, se i mbajnë drutë këtu.

Fiksi: E mbylle komplet, apo vetëm çështjen e makinës?

Qytetari: Vetëm çështjen e makinës. Në prokurori është çështja e hapme mo burr.

Fiksi: Po mirë mo, kur e bëtë muhabetin me prokurorin?

Qytetari: A e patë, a e patë filmimin?!

Fiksi: Jo s’kam parë filmim… kur e bëtë herën e parë, që i dhe 200 mijë lekëshin…

Qytetari: Po, nesër tha, shko merr makinën, drutë do bllokohen tha, kurse çështjen e ke në prokurori, është si ligj tha, mos u lodh me atë punë. O ça më bënë mor burrë. Kam çelësat, është… Kam blloku rrugën aty.

Fiksi: Pse?

Qytetari: E kam blloku mo se e neza ni me te shtyme deri aty, atje matanë, më erdhën prapë për mbrapa se kujtun se do hiki, e ktheva prapë këtu, e kam lënë aty, tani as nez, asgja ma.

Fiksi: Tashi çfarë duhet të bësh?

Qytetari: Duhet ta bi prapë makinën mbas nja nji ore, t’jap çelësat prapë, t’vij nesër, të shkarkoj drutë dhe ta marr makinën.

Fiksi: Ato i pagove vetëm për zhbllokim makine, jo drutë?

Qytetari: Vetëm për të marrë makinën o burrë, ça flet.

Fiksi: …

Qytetari: Do e shohësh si fytyrë or ti, ke për ta pa. Edhe me ba telefon sa ta shohish, pash Zotin. Asht një ai, që dy Zoti nuk e bën. Jo mo veç ta shihje, por fshije, fshije pastaj, veç ta shohësh si fytyrë dhe do më thuash o Faik paske pas të drejtë. Njeriu ka pak logjikë. S’ka njeri që s’bën gabime. A e kupton? Unë nuk jam t’u ba tregti me ato, të shes e blej?

Fiksi: Ore po mos të nxjerrin nesër probleme për makinën, apo jo?

Qytetari: Jo, jo, nesër makina është e marrë, është e marrë, po ça t’bëj druve. Jo nesër s’ka problem, ai e kishte pru. Ai më tha prej dje i kam çu, kur erdha unë, që erdha ktu te kjo, po tani sa kan ardh tha

Fiksi: Pse s’ua lë çelësat këtyre?

Qytetari: Çelësat këtyre?! Shyqyr që i futa çelësat në xhep. Top Channel

3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY