Partia Demokratike ka publikuar pamjet reale te asaj çfarë ndodh me greven e urise te punonjësve ne Poçem dhe atyre të Ballshit.
Sipas atyre qe shihet, keta punonjes jane te lodhur, te munduar dhe kane humbur shpresen ndaj zgjidhjeve qe mund t’iu ofrohen.
Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës!Naftëtarët u mashtruan nga Edi Rama dhe shqetësimi i tyre “jemi pa punë e pa bukë”, është realiteti ku jetojnë sot shumica e qytetarëve shqiptarë. Edi Rama ka dështuar!
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 21 février 2020
Sipas informacioneve, është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga. Takimi me qeverine mendohet që do të çoj në një zgjidhje të situatës. Grevistët mbeten në pritje të një përgjigje nga ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.
Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/