Basha flet për ‘gënjeshtrën kriminale’: Me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë...

Basha flet për ‘gënjeshtrën kriminale’: Me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit

121
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha i eshte bashkuar diskutimeve per shendetsine ditën e sotme duke deklaruar se me koncesionet në shëndetësi çdo vit vidhen 40 milionë euro.

Duke folur në konferencën e organizuar nga PD me temën, ‘Sfidat dhe vizioni në shëndetësi’, Basha deklaroi se shëndetësia falas është një gënjeshtër kriminale.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale”,-u shpreh Basha.

Për reformën rrënjësore në shëndetësi dhe planin e PD.

Për reformën rrënjësore në shëndetësi dhe planin e PD. Live nga konferenca "Sfida dhe vizione ne shendetësi" në bashkepunim me KAS

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 21 février 2020

PIKAT KRYESORE TË FAZËS SË PARË PËR NXJERRJEN E SHËNDETËSISË NGA KRIZA

Oferta jonë programore është në zhvillim. Përbën angazhimin tonë për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza dhe për të nisur një ofertë dinjitoze për pacientët shqiptarë dhefamiljarëte tyre. Pa zgjidhur shëndetësinë nuk mundtë kemi ambicie të tjera.

  1. Rritja e financimit dhe mirëmenaxhimi ifondeve do tënisë me anullimin e të ashtuqujturave koncesione. Akti ianullimit të tyre do të jetë ndër aktet e para të qeverisë sonë. Çlirimi i mbi 35 milionëeurove në vit, që sot, në emër të buxhetit për shëndetësinë përfundojnënë 3-4 duar dhe bashkëndahen me pushtetarët e korruptuar, do të jetë mundësi e mirë për të nisur ekzekutimine politikave tona.
  2. Profesionalizmi dhe rikonceptimi i sistemit.Që rritja e financimit shëndetësor, jo vetëm përmes anullimit të koncesioneve, por edhe rritjes sëkontributit të taksimit universal për buxhetin e shëndetësisë tëjapë rezultatet e duhura, duhet të kemi një rikonceptim total të institucioneve tëkujdesit shëndetësor. Koncepti i“spitalit sipërmarrje, kujdesi shëndetësor parësor në shtëpi, shëndeti përmes mjekut të familjes-profesionist lirë, janë disa nga konceptet qe duam të diksutojmë më korpusin e profesionistëve dhe administratorëve të shëndetit publik. Këto ndërhyrje, sipas nesh, janë esenciale për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për të eliminuar korrupsionin dhe kepërdorimin e tyre politik sot apo nesër.
  3. Spitali autonomdo të bëjë të mundur që të mos mungojnë asnjëherë barnat, analizat laboratorike apo ekzaminimet, njënga mangësitëqë e bartim edhe nga koha e qeverisjes sonë.

Nëse hedhim këto tre hapa, financimi, autonomia, dhe profesionalizimi, do të mundësojmë që shqiptarët të mos blejnë më barna nga xhepi, të mos paguajnë bakshishe nën dorë. Do të mundësojmë një mjedis të qetë pune për profesionistët e shëndetësisë, mjekët dhe infermierët. Kjo mënyrë e re e funksionimit të spitaleve, ku do të krijohen të tjera marrëdhënie midis spitalit, mjekut dhe personelit shëndetësor, përveç kontratave me kohë të plotë, do të ketëedhe mjekun e familjes profesionist të lirë dhe do të bëjë të mundur që, të paktën në fazën e parë, ne të jemi në gjendje të zbatojmë angazhimin tim dhe të PD që pagat epersonelit shëndetësor të rriten në mënyrë të menjëhershme me 1200 euro për mjekët dhe 700 euronë muaj  për infermierët, si një masë e domosdoshme për të nisur kontrollin e largimit masiv të personelit shendëtsor dhe pasojat qësjell për pacientët.

Për këtë duhet një ndarje e qartë e roleve në sistem.Nëse kryeministri ose ministrii shëndetësisë sillet si drejtor i QSUT, gjërat do të shkojnë keq e më keq. Nëse drejtori iQSUT përzgjidhet për shërbimet politike ndaj kryeministit, asgjë nuk do tëfunksionojë.

  • Qeveria dhe ministria janë politikëbërëse.
  • Sigurimet shëndetësore janë financuese të shërbimit.
  • Ofruesit eshërbimit janë institucione autonome.

Do të marrë fund praktika – qëka vetëm një arsye, korrupsionin dhe vjedhjen- qëministria të vendosëse çfarë shërbimesh do të ofrojnëspitalet, të kryejë tenderat për barnat dhe të japë koncesionet korruptive klientëve politikë të rradhës. Kjo nuk ka për të ndodhur më! Gjithçka që ka ndodhur deri tani do të zhbëhet dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk do të ketë pandëshkueshmëri dhe as harresë dhe as gëzim të fryteve pasurore korruptive për askënd që ka qenë pjesë e këtyre aferave korruptive në kurriz të të sëmurëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre.

LIBERALIZIMI I TREGUT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE- GARANCI PËR CILËSINË-FUND KORRUPSIONIT

Sa i përket financimit që përbën edhe pjesën kryesore të ndërhyrjes, propozimi është që dy kolonat kryesore, atë tëmbledhjes dhe shpërndarjes së fondeve sipas nevojave të pacientëve, ta bëjë përmes forcimit të skemave të sigurimeve shëndetësore, duke kthyer pagesat nga xhepi nëkontribute shëndetësore. Fakt ëhstë që, sipas matjeve, shqiptarët paguajnë për kokëpër shëndetësinë më shumë se qytetarët e Maqedonisë sëVeriut, po të llogarisësh taksimin universal, sado i ulët, 2.1%, pagesat që bëjnë për spitale private, biletat e avionit dhe hotelerinë jashtë vendit, pot’i mbledhësh të gjitha bashkë, çdo qytetar paguan më shumë mesataraisht se një qytetar iMaqedonisë sëVeriut, ku ndryshimi në cilësinë e shërbimit ështëi dukshëm.

Motivimi i qytetarëve për të kryer sigurimet shëndetësore do të bëhet duke liberalizuar tregun e sigurimeve shëndetësore, duke ofruar paketa sipas nevojës së pacientëve, duke hequr monpolin e blerësit të vetëm dhe duke formuar tregun shëndetësor në vend.  Kjo është përqasja realiste europiane, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund motivimeve për korrupsion kapilar në sistemin e shëndetësisë.

Ka kategori vulnerabël që do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Solidariteti shoqërorështë element i pandashëm i çdo politike që ne kemi propozuar.

Kjo do të thotë që brenda mandatit tonë të parë ne zotohemi që përqindja e buxhetit të dedikuar për shërbimet shëndetësore ndaj qytetarëve shqiptarë, do të barazohet ose do të tejkalojë përqindjen që sot shpenzohet nga Maqedonia e Veriut. Nuk ju premtoj as Zvicër, as Itali, as Gjermani, porkjo përqindje do të arrihet. Nuk ka asnjë pengesë, përvevc mungesës së vullentit, apo ta themi më troç, projektit kriminal përtë vjedhur të sëmurët shqiptarë.

FRENIMI I SHPOPULLIMT TËSISTEMIT SHËNDETËSOR

Mjekët dhe infermierët, që po bëhen me shpejtësi grupi shoqëror më fluent në gjermanisht,është një problem që sapo ka nisur dhe do tëvazhdojë të jetë edhe më kërcënues, nëse ne nuk veprojmë.Gjermania dhe italia sot janë në nevoja të jashtëzakonshme për personel të kualifikuar shëndetësor.  Çfarë do të bëjmë?Do t’u marrim pasaportat mjekëve?Do të bëjmë kontrata fiktive, të parealizueshme? Do t’uçojmë përmbarimin nëMynih, Dyseldorf apo Vjenë? Ne nuk mund ta ngrijmë tregun, se ky është një fenomen edhe në vendet e zhvilluara, por mund ta përdorim që, nga një spirale që shkon poshtë e më poshtë, ta kthejmë në një mundësi. Duhet të kuptojmë se nuk e përballojmë dot shëndetësinë me numrin etë diplomuarve për vit. Kjo është emergjenca e parë. Dyfishim, trefishim, katërfshim të nurmrit të studentëve tëmjeësisë, që do të kërkojë rritje të kapacieteve tëFakultetit tëMjekësië. çfarë e pengon qeverinë e nesërme të investojë që, në vend të 150 të diplomuarve në vit, të jenë 300 apo 450, që të stimulojmë satë mundeimi, edhe përmes pagave, mbajtjen e mjaftueshme të personit shëndetësor për nevojat tona? Dhe përmes reformës dhe liberalizimit të tregut të sigurimeve shoqërore, të autonimisë sëspitaleve publike dhe të synojmë atë që sot mund të duket e pamendueshme, por që ekonomikisht është e arritshme, rroga të barabarta e kolegët në vendet e zhvilluar nëBE. Çfarë frenash ka kjo ambicie perveçse mungesës së vizionit, mungesës së vullnetit, sepse qeveria e ka mendjen përtë vjedhur. Nuk ka asnjë pengesë tjetër.

Objektivi ynë duhet të jetë që brenda 5 viteve Shqipëria jo vetëm të japë shërbime shëndetësore cilësore për qytetarëte saj, portë synojë që të ofrojë bazat e turizmit shëndetësor. Kur ebëjnë vende me një situatë shumëmë të dëshpëruar se kjo e jona, republikat e kaukazit, nuk kapse të mos e bëjëShqipëria, një orë nga Mynihu, një orë nga Roma, 1 orë nga Vjena, në zemër të Europës. Kjo duhet të jetë ambicia jonë. Nuk mund të pranojmë viktimizimin nga kjo qeveri të mjekëve, të infermirëve, të pacientëve, të familjarëve të tyre. Ne duhet tëmendojmë të ardhmen, nëse hedhim këto hapa, e nesërmja është plot me shpresë dhe me dritë. Është plot me potenciale dhe mundësi.

BARNAT DHE CILËSIA E TYRE

Këtu duhet të ndiqen disa parime të qarta e të thjeshta. Çfarëështë një medikant i certifikuar në BE, SHBA, Japoni, në Australi, është një medikamnt i certifikuar në Shqipëri. Origjina e sigurtëështë i vetmi instrument për të mbrojtur shëndetetin e pacientëve. Kjo është oferta jonë për ta nxjerrë shqiptarin nga ankthi se mos medikamenti që ka blerëështë fallco apo akoma më keq i dëmshëm për shëndetin. Eliminimi i barnave klienteliste, rritja e numrit të barnave të rimbursueshme, me synim afrimin me mesataren europiane, është një tjetër angazhim programor i PD.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY