“Shqipëria në krizë për mjekë”, Berisha i ashpër: Ku janë investimet? Jemi...

“Shqipëria në krizë për mjekë”, Berisha i ashpër: Ku janë investimet? Jemi më keq se në kohën e Enverit

104
0
Shares

Ka qene i ashpër në fjalën e tij në konferencën për “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” të organizuar nga fondacioni Konrad Adenauer, ish-kryeministri Berisha, teksa ka folur për shëndetësinë e qeverisë Rama.

Berisha është shprehur se në Shqipëri infermierët dhe mjekët paguhen sa gjysma e atyre në Kosovë. Po ashtu, Berisha tha se investimet në Shqipëri në fushën e shëndetësisë janë zero.Berisha e mbylli fjalën e tij duke thënë se Rama është kanceri i mjekësisë shqiptare.

Berisha ka shtuar se Rama nuk e kupton se vendi është më keq se në kohën e Enverit në lidhje me mjekët për frymë, sepse ia kanë mbyllur sytë koncesionet.

Berisha: Ku janë investimet, pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të përfunduar në vitin 2012. Po e paraqet si investimin më të madh në shëndetësi. Edhe atij i reduktuan sallat e operacionit dhe i hoqën 40 shtretër. Çdo ditë po largohen mjekë se ky mashtrues po u thotë se po i paguan si në Gjermani.

Ku janë rrogat e mjekeve, ku janë rrogat si në Gjermani për inferimerët?Mjeku në Shqipëri merr sa gjysma e mjekut në Kosovë. Në Kosovë merr 850 euro, në Shqipëri as gjysmën e saj. Kjo është një politikë shkatërrimi. Dje Rama tregoi një banditizëm ndaj një studenti të mjekësisë në sallën e diplomimit. Me atë akt ke rrahur të gjithë studentët e mjekësisë. Ai tha një të vërtetë. Kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare dhe i shqiptarëve është Edi Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY