Çfarë treguan 190 milionë euro më pak në buxhet për xhepat e...

Çfarë treguan 190 milionë euro më pak në buxhet për xhepat e shqiptarëve?

80
0
Shares

Jorida Tabaku ka reaguar se fundmi, pas alarmit te vazhdueshem qe Partia Demokratike ka ngritur lidhur me zbrasjen e arkes se buxhetit dhe kur buxheti i vitit 2019 ka humbje te medha.

Tabaku shpjegon se kjo rënie vjen nga dy arsye apo faktorë kyç:rënia e të ardhurave si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe kriza e tregut.

Sipas saj, këto fasha mbajnë barrën e mbi 70% të TAP dhe që nuk kanë më të ardhura për të konsumuar si më parë, ndërsa shpjegon me tej dhe detajet.

“Shqipëria ka gjashtë vjet që vazhdon të ketë rënie të mbledhjes së të ardhurave dhe rritje të taksave. Bilanci i çdo fundmuaji është një pasqyrë që ka treguar fytyrën e vërtetë të qeverisë, më shumë taksa që mbledhin më pak para, më shumë tarifa që sjellin më pak shpenzime, më pak të ardhura që kanë prodhuar më tepër koncesione.

Ky trend u pa i realizuar edhe në fillim të vitit 2020. Të ardhurat reale sipas të dhënave zyrtare janë me një rritje negative që do të thotë që janë mbledhur realisht më pak të ardhura. Më shqetësuesja është se të ardhurat nga TVSH që tregojnë konsumin kanë rënie. U bë viti i shtatë tashmë që rënia e konsumit vazhdon të prodhojë krizë të thellë sidomos për të varfërit.

Kjo rënie vjen si pasojë e dy faktorëve kyç; rënia e të ardhurave si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe kriza e tregut. Këto dy faktorë ndikojnë më së shumti në familjet e varfëra dhe të shtresës së mesme. Të dy këto fasha mbajnë barrën e mbi 70% të TAP dhe që nuk kanë më të ardhura për të konsumuar si më parë. Taksohen më shumë dhe kanë më pak tê ardhura.

Kjo qeveri është duke kapur majat e çdo rekordi negativ në ekonomi. Rënia më e madhe historike e të ardhurave, konsumi më i ulët në vite, rënie e pagës reale, rritja e varfërisë në shifra rekord, rënia e besimit në ekonomi dhe bzines!

Taksat e ulëta dhe taksa e sheshtë janë incentiva kryesore për të mundësuar një rritje të konsumit. Më shumë para për xhepin e çdo qytetari është një mundësi për të shpenzuar. Shqipëria sot është në krizë të thellë, këtë e dëshmon dhe buxheti i shtetit.

Shqiptarët sot mund t’i nxjerrë nga balta një qeverisje me taksa të ulëta dhe mundësi të barabarta. Parime që janë të huaja për këtë qeveri, por janë angazhim për Partinë Demokratike dhe opozitën”,-shkruan Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY