DETAJE/Tjetërsim pronash te “Rana e Hedhun”, kërkohen 3 vite burg për ish...

DETAJE/Tjetërsim pronash te “Rana e Hedhun”, kërkohen 3 vite burg për ish kryebashkiakun e Lezhës

142
0
Shares

Prokuroria e Lezhës ka dhëne pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit. Për ish-kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kërkoi 3 vite burg dhe ish-nënkryetarin Enver Hafizi 2 vite burg.

Ndërsa për ish-kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka 4 vite burg. Po ashtu është kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë që është tjetërsuar.

Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona te tjere  duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY