MONTREAL/ Aksident me 200 makina per shkak te eres

MONTREAL/ Aksident me 200 makina per shkak te eres

130
0
Shares

Nje aksident masiv me 200 makina të përfshira ndodhi në jug të Montrealit ne Kanada, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Deri tani nuk ka asnjë viktimë të shënuar, por rreth 12 vetë përfunduan në spital, disa prej tyre me dëmtime të rënda.

Zjarrfikësit thanë se dy vetë kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre të mërkurën pasdite ndërsa problem më i madh ishte izolimi i karburantit të derdhur në rrugë, që rrezikonte të marrë flakë.

Aksidenti masiv ndodhi rreth gjysmë ore pas mesditës në autostradën 15. Ministri i Transporteve, Francois Bonnardel u tha gazetarëve që zona ku kishte ndodhur ishte goditur nga një erë e fortë që vinte nga lumi St. Lawrence aty pranë, duke krijuar kushte tejet të vështira atmosferike. Radha e mjeteve arriti deri në 1 kilometër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY