Rritet çmimi i naftës me 5 lekë për litër, dy arsye për...

Rritet çmimi i naftës me 5 lekë për litër, dy arsye për shtrenjtimin

48
0
Shares

Çmimi i naftës ka shënuar rritje ditët e fundit me 5 lekë për litër, njofton monitor duke rritur vlerën e një litre naftë nga 162 lekë në në 167 lekë. E njëjta rritje shënohet edhe për benzinën.

Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten këtë vit, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi.

Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e rritjes së çmimeve.

Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare, ku aktualisht tregtohet me 52 dollarë për fuçi.

Së dyti, bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve, 5 milionë lekë në Tiranë dhe 2 milionë lekë në rrethe. Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Tregtuesit paralajmëruan që kjo taksë do të reflektohej me 4-5 lekë për litër në cmimin final të naftes. Ata duket se i kanë humbur shpresat se Gjykata Kushtetuese, që pritet të marrë vendimin përfundimtar për pak javë, do ta rrëzojë këtë tarifa.

Luigj Aliaj i Kastrati thotë se taksat fikse kanë arritur në 105 lekë për litër, ndërsa çmimi i naftes në bursa u rrit nga 300 dollare për ton, në 400 USD dhe tashmë ka arritur në 460 USD për ton, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve.

Vendet fiqnje me Shqipërinë si Maqedonia apo Kosova e kanë cmimin enaftës rreth 40 lekë më pak, cfarë bën që një numër konsumatorësh në zonat kufitare me këto vende të zgjedhin furnizimin me naftë jashtë Shqipërisë. Diferenca në cmim ka ushqyer edhe kontrabandën në zonta kufitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY