Duke qënë se ish-ministri Tahiri e ka apeluar vendimin e fundit te Gjykates ndaj tij, sot eshte hedhur dhe shorti për caktimin e kolegjit penal të gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen e tij ne Apel.
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se shorti ka përcaktuar kolegjin penal.
Ky kolegj do të jetë i përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Tahiri u dënua me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës. Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj. Kujtojme se dhe Prokuroria e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/