Mbyllen hetimet për vrasjen në ish-Bllok, Ervis Martinaj merret i pandehur, katër...

Mbyllen hetimet për vrasjen në ish-Bllok, Ervis Martinaj merret i pandehur, katër akuzat e Prokurorisë

723
0
Shares

Sot Prokuroria e Tiranës ka vendosur të përfundojë hetimet për ngjarjen që tronditi ish-bllokun më 4 tetor të 2018.

Si pasojë janë marrë të pandehur Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata. Ndaj Marviol Bilos, i cili është dhe i afërmi i këngëtares Elvana Gjata rëndon akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxhës.

Ndaj 38-vjecarit, Martinaj, i cili deri pak ditë më parë ishte person nën hetim, prokurorët e çështjes kanë ngritur 4 akuza penale, e më konkretisht: ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje’, ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave’, si edhe ‘ Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, vepra këto të parashikuara në nenet e Kodit Penal.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY