Emiljano Shullazi drejt lirimit nga burgu? Ngërçi që mund të çojë në...

Emiljano Shullazi drejt lirimit nga burgu? Ngërçi që mund të çojë në dështimin e çështjes

255
0
Shares

Shtyhet sërish gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Shtyrja e gjyqit u bë për shkak të mosformimit të trupës, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Nderkaq, mund te ndodhe skenari qe Emiljano Shullazi te fitoje lirine, per shkak te mungeses se trupit gjykues, kjo pasi dhe KLGJ nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke bërë që procesi të futet në ngërç.

KLGJ lë të nënkuptojë se i është drejtuar Kuvendit me një shkresë për t’i kërkuar mendim. Ndërsa, sipas burimeve te fundit nga mediat, të gjitha gjasat janë se do kërkohen ndryshime ligjore, duke bërë që çështja të shkojë drejt dështimit, nëse nuk merret një vendim i shpejtë nga KLGJ.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY