“Nga faktet e reja do harrohet dhe dosja 184”, Blushi paralajmëron Manjën:...

“Nga faktet e reja do harrohet dhe dosja 184”, Blushi paralajmëron Manjën: Të pret Presidenti në Presidencë

179
0
Shares

Vazhdojnë polemikat mes presidences dhe mazhorances me reagime ne rrjete sociale.

Në kundërpërgjigje ndaj reagimit te deputetit Ulsi Manja, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, ka paralajmëruar deputetin e PS-së se faktet e reja që do dalin në dritë do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar.Të presim!”- shkruan Blushi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY