EMRAT/ Kokaina në Maqedoni, 4 shqiptarë të arrestuar

EMRAT/ Kokaina në Maqedoni, 4 shqiptarë të arrestuar

299
0
Shares

Rreth 1.3 ton kokainë u kapën sot 10 kilometra larg Tetovës, në një trajler fshehur në kontejnerët me banane.

Kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali pastaj në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Trajleri me drogë ishte zbuluar nga DEA amerikane dhe policia italiane që bashkëpunuan në këtë operacion, ku pasi vunë në vëzhgim trafikantët, kërkuan ndihmën e Shqipërisë.

Me ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), trajleri me kontejnerët me banane u mbajt në vëzhgim, nga ku rezultoi se nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare.

Më pas trajleri u la të kalojë për në Maqedoninë e Veriut, ku edhe u bllokua nga autoritetet në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, destinacioni final i kokainës ishte Koper, në Slloveni.

Deri më tani janë ndaluar 5 persona në Maqedoninë e Veriut. Ata janë 4 shqiptarë të Maqedonisë dhe një person nga Mali i Zi.

Në pranga ranë porositësit e kontejnerëve me babane, dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin. Personi i pestë i ndaluar, është shqiptaro-maqedonasi Rauf Osmani i cili shte me një furgon para kontejnerit. Kompania e bananeve është “Baniks LTD”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY