Basha zbulon skandalin e prokurorisë: Nuk po heton vjedhjen te Unaza e...

Basha zbulon skandalin e prokurorisë: Nuk po heton vjedhjen te Unaza e Re

108
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sot nga prokuroria të vijojë hetimin e vjedhjes në Unazën e Re të 40 milionë eurove, 20 milionë të të do vidheshin përmes falsifikimit  të një kompanie me gjoja dokumenta amerikane. Prokuroria ka ndalur hetimin me sa duket ndërkohë që personi përgjegjës për falsifikimin shëtit I lirë, por protestuesit arrestohen.

(Ndryshe nga të gjitha deklaratat apo postimet e tjera të Bashës, ky nuk u shpërnda nga zyra e shtypit)

Deklarata e Bashës:

Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.

Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit dhe dhunës qeveritare. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Akte të tilla dëshmojnë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY