Ne foto, vendi i grasjes
Motra e Fatmir Haklajt ka shpjeguar momentin e vrasjes se Fatmirit nga nje grup komando vetem pak minuta larg shtepise se motres ku fshihej. Haklaj i njohur si nje nga vrasesit e liderit te Dhjetorit, Azem Hajdari dhe rojes se tij, Besim Cera, akuzohet ne Tropoje per diaa vrasje dhe ekzekutime te tjera.
Ditet e fundit tv top channel transmetoi intervista me familjare te Haklajt ne nje dokumentar te njeanshem dhe mungese te theksuar profesionalimi, ku nuk u perfshine dhe nuk u pyeten asnje prej familjareve te viktimave jo te pakta te dyshuara se gjeten vdekjen nga plumbat e vellezerve Haklaj dhe njerezve rreth tyre.
Ne Tropoje u vrane dhe ende nuk jane hetuar mbi 150 vrasje per nje kohe te shkurter, shume prej ketyre vrasjeve lidhen me nje numer te vogel vrasesish.
Me poshte eshte deshmia:
Me 2 Nëntor të vitit 1999, bashkëshortja e Jaho Mulosmanit kishte lindur vajzë. Ai, së bashku me Fatmirin dhe Sami Kërrnajën do të niseshin nga banesa e Aishes drejt kullës së Mulosmanëve dy ditë më pas, në 4 nëntor.
“Ditën që ai është nisur për te banesa e Jaho Mulosmanit ai pothuajse ishte pa ekuilibër sepse kafka e kokës së tij ishte çarë dhe truri i vogël ishte dëmtuar. Dhe kur doli te dera që donte të nisej e kishte një antiplumb edhe më tha ma sill, unë ia dërgova, e veshi, pas disa minutash e hoqi, tha nuk jam më Fatmiri që kam qenë, se mbaj dot, mezi po mbaj xhaketën, e hoqi dhe udhëtoi pa jelekun e tij”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve
Ata nisen në këmbë në distancë nga njëri – tjetri. Kjo ishte mënyra që lëviznin që nëse binin në ndonjë pritë, mos të goditeshin njëkohësisht por të kishin mundësi reagimi për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Kur arrijnë pranë kullës së Mulosmanëve, ata menduan se rreziku kaloi dhe bashkohen. Ky, do të ishte gabimi fatal. Sapo i afrohen kësaj banese të braktisur rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve, ndaj tyre derdhen breshëri të egra kallashnikovi. Autorët ishin fshehur pas këtyre rrënojave që shihni, vetëm 4-5 metër larg rrugicës.
I pari goditet Sami Kërrnaja, i cili merr një plumb vdekjeprurës në ballë. Fatmiri ishte goditur pas shpine me disa plumba, pa pasur mundësi reagimi. I vetmi që u kundërpërgjigj ishte Jaho Mulosmani, i cili u fsheh në një gur. Edhe pse i plagosur me një plumb afër zemrës, ai hapi zjarr me breshëri duke detyruar autorët e pritës të tërhiqen me shpejtësi. Motra e Haklajve Aishja, tregon fjalët e fundit që Fatmiri i kishte thënë Jahos në ato momente.
“Çfarë tha Fatmiri kur deshi të dorëzohej se Berisha kishte vite që e kërkonte. E kuptoi pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, e kuptoi se çfarë ndodhi, s’qe në gjendje të reagojë dhe tha: “qëndro bajraktar”. Kjo donte të thoshte po dorëzohem por ti mos u dorëzo”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve
Ndoshta, fjalët e fundit të Fatmirit kanë ndikuar te Jaho i cili reagoi me shpejtësi. Autorët e pritës kishin qenë të paktën 5 persona. Banorë të fshatit Vatoc i kanë parë gjatë tërheqjes. Si përherë, ata ishin të veshur me kamuflazh. Mes ty re kishte efektivë të forcave speciale. Dukej që ishte e njëjta dorë si në ngjarjet e tjera. Objektivi kryesor ishte Fatmir Haklaj. Të paktën 2-3 prej autorëve kanë shënjestruar njëkohësisht vetëm Fatmirin.
Si bazë e grupit kishte shërbyer një pyll i vogël rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve. Ata kanë qëndruar me ditë aty dhe kanë pritur momentin e duhur për të goditur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/