POLEMIKA FYESE NGA PRESIDENCA DHE QEVERIA/ Presidenca e therret Spiropalin ‘e cmendura...

POLEMIKA FYESE NGA PRESIDENCA DHE QEVERIA/ Presidenca e therret Spiropalin ‘e cmendura E’. Dy deklaratat pa limit

515
0
Shares

Debati mes qeverise dhe Predidences sot ka narre nje ngjitje tjeter. Pas deklarates se Presidentit ku lihej te kuptohej se do dekretonte shoerndarjen e Patlamentit, ka reaguar Elisa Spiropali permes nje postimi ne Twiter.

Por fill me pas ka reaguar edhe Presidenca duke e konsideruar Spiropalin si e cmendura E.

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte.

Fill me pas ka ardhe përgjigja nga presidenca, nëpërmjet një statusi në Facebook të zëdhënësit, Tedi Blushi.

Postimi i Tedi Blushit në Facebook:

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY