Skemat e reja të vrasjes në Gjilan, policja i dha 12 mijë...

Skemat e reja të vrasjes në Gjilan, policja i dha 12 mijë euro tezes, pyetja që i bëri para krimit

222
0
Shares

Personi i fundit me te cilen kishte folur policja nga Gjilani Valdete Bllaca ishte tezja dhe bashkëshorti i saj. Ajo  kishte vendosur te mos i linte të hynin brenda shtëpisë dhe t’i shihnin të vdekur, pasi i kishte vrarë prindërit dhe dy vëllezërit në shtëpinë e saj.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomash. Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë, por që mund ta vizitonin një krim të pamenduar.

E shqetësuar, mësohet se policja u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk ishin aty dhe se ajo ishte e zënë. Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo i kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato.

Ngjarje tronditëse ndodhi dje në Gjilan. Policja Valdete Bllaca vrau katër persona të familjes së saj e më pas edhe veten.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY