Rama- fermerit në Këlcyrë: Si jeni me hashashin këtej nga fshati juaj?

Rama- fermerit në Këlcyrë: Si jeni me hashashin këtej nga fshati juaj?

78
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot bashkëbisedimin e tij me fermerët në jug të vendit, duke u ndalur në fshatin Sukë të Këlcyrës. Pasi ka folur gjatë e gjatë për reformat e qeverisë në ndihmë edhe të fermerëve, ka nisur bashkëbisedimi. Një fermer teksa u ngrit e falënderoi Ramën për takimet që po bën, dhe i tregoi atiuj edhe problemet që kishin, por Rama me të marr mikrofonin i e pyeti atë në mënyrë ironike për kanabisin duke i thënë: “Si jeni me hashashin këtej nga fshati juaj?”. Më tej Kryeministri Rama tha se ja bëri këtë pyetje pasi atij ju duk nga e folura sikur femerit i i kishte ardhur aroma e hashashit e ndaj edhe po fliste ashtu.

Fermeri: Ky është takim gju më gju me popullin si e quaji ai i ndjeri qëmoti, ky është , hallall jua bëftë Zoti, ne flasim ashtu si dimë, edhe nëse flasim të ngatërruar e di ti atë punë, se e rregullon ti. Ai mes të tjerash i është ankuar për urën që rrezikon shembjen dhe bashkë me të edhe banorët e zonës.

Fermeri: Do ta shohësh urën në FB kur ta hedhin, e do thuash o atë që më thanë ata fshatarët aty. nëse i ndjek këto që të themi, pikët i ke të fituara 100 %

Rama: Si jeni me hashashin këtej nga fshati juaj?

Fermeri: Më kape mat me një lëvizje, jam invalid, nuk kam mundësi të bredh nëpër shkarpa për të parë hashash, pyet moshën e re, unë ca shoh me sy në TV.

Rama: Në TV i shoh dhe unë po ti ke parë gjë?

Fermeri: Jo kështu nuk kam parë gjë.

Rama: Mu duke në formë, thashë mos e ke nga…, se kështu thonë mos të ka ardhur aroma edhe ty..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY