Balliu lëshon deklaratën e fortë: Shtëpia e prokurores nuk preket nga projekti...

Balliu lëshon deklaratën e fortë: Shtëpia e prokurores nuk preket nga projekti i Unazës

171
0
Shares

Sot eshte mbajtur dhe seanca e radhes e ish-deputetit Klevis Balliu, i cili eshte kunder ndertimi te rruges se Unazes, projekt  te cilin Partia Demokratike e ka cilesuar korruptiv.

Balliu tha se është marrë i pandehur së bashku me disa banorë të unazës, pasi po tentohet t’i bëhet presion politik.

Sipas Balliut, në gjykatë i ka sjellë Edi Rama dhe jo ligji, duke shtuar se ligji nuk funksionon kur vidhen votat dhe rrugët.

Balliu ka hedhur edhe një akuzë të fortë kundrejt prokurores Elisabeta Imeraj, duke thënë se shtëpia e edhe pse ndodhet në unazën e re që nuk preket.

Klevis Balliu: Shtëpia e prokurores Elisabeta Imeraj është e vetmja shtëpi që rastësisht nuk preket nga projekti i Unazës. Kjo është shtëpia e familjes së Elisabeta Imerajt. Këtu nuk ka më gjykata por ka vetëm një grup kriminel. Këto gjyqe po shfrytëzohen për presione politike. Paratë e tyre po u jepen salillarëve. Taksat e qytetarëve po u jepen salillarëve. 

Pjese nga Deklarata:

Pse nuk funksionon ligji për dhunën makabre të ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, kur shefi i Komisariatit Nr.4 u kap me video, me figurë, u kap duke goditur një vajzë 19 vjeçare me shpullë? Pse nuk funksionon ligji, kur hidhet gazi lotsjellës brenda banesave të këtyre banorëve që janë këtu? Pse nuk funksionon ligji kur vjedhin 40 milionë euro tek Unaza e Re?

Pse nuk funksionon ligji, kur me një tender fiktiv dhe korruptiv fitojnë salillarët? Pse nuk funksionon ligji për ata që kanë vjedhur votat dhe janë kapur në përgjime? Sepse këtu nuk ka drejtësi. Këtu drejtësia ka ikur në drejtim të paditur, e ka zhdukur Edi Rama me Erion Veliajn, i cili e mbylli çështjen e pishave, kontratën direkte të paligjshme me Fusha sh.p.k. Këtë kontratë ia kam dorëzuar direkt Elisabeta Imerajt.”
Klevis Balliu tregoi me foto shtëpinë në pronësi të drejtueses së Prokurorisë, duke theksuar se nga njëra anë ajo mbylli dosjen e korrupsionit 40 milionë tek Unaza dhe nga tjetër është përfituese direkte nga projekti.

“Shtëpia e Elisabeta Imerajt është e vetmja shtëpi tek Unaza, që nuk preket nga projekti i Unazës. Tani kjo prokurore përfiton nga ky projekt, që na del nga bregu i tretë në të parin.” Klevis Balliu tha se këto segmente të shtetit janë bërë bashkë me qeverinë dhe disa oligarkë për të vjedhur. Ai përmendi rastin e kompanisë Salillari, e cila do të ndërtojë 2 nga 3 lotet e projektit të Unazës së Re për faktin e vetëm se ai është mik me kryeministrin.

“Taksat që shqiptarët paguajnë janë që të bëjë pushime Salillari me Edi Ramën, me Taulant Ballën? Pse nuk çojnë KÇK-në tek Edmond Bego që ishte pas projektit të Lanës, i dënuar me 11 vite burg? Për gjithçka ndodh në vend e ka fajin opozita, e ka fajin gazetari, e ka fajin media, e ka fajin intelektuali, e ka fajin qytetari! Jo, e ka fajin qeveria e hajdutëve, e banditëve dhe kriminelëve që kanë shpërdoruar sipas KLSH-së 2.6 mld euro”. – u shpreh Klevis Balliu pas shtyrjes së seancës gjyqësore kundër tij dhe disa banorëve të Unazës.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY