Çekaj kërkoi përfaqësues të ambasadës amerikane, çfarë ndodhi sot me CD e...

Çekaj kërkoi përfaqësues të ambasadës amerikane, çfarë ndodhi sot me CD e përgjimeve

199
0
Shares

Gjykata ka është shtyrë sërish seancën ndaj biznesmenit Arbën Çekaj dhe dy të pandehurve të tjerë, të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Në këtë seancë pritej të lexohej mbrojtja e të pendehurve por avokatët kanë paraqitur një pretendim të ri. Sipas avokatit Maks Haxhia, CD me përgjime i vënë në dispozicion nga prokuroria nuk mund të hapej dhe ata nuk kanë pasur mundësi të njiheshin me këtë provë.

Kjo seance u ndoq edhe nga nje perfaqesues i ambasadës amerikane. Ishte vetë Çekaj i cili ka kërkuar në gjyqin e tij përfaqësues të ambasadës së SHBA, duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”.

Seanca e radhës do të mbahet në 4 mars.Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY