Sekuestrohen mbi 500 kg drogë që vinte nga Shqipëria, në pranga një...

Sekuestrohen mbi 500 kg drogë që vinte nga Shqipëria, në pranga një italian

138
0
Shares

Nje sasi prej gati 500 kg lende narkotike, qe dyshohet se vinte nga Shqiperia eshte sekuestruar nga autoritetet italiane.

Mediat fqinje bejne me dije se droga eshte zbuluar ne fundin e dyfishte te nje skafi, nderkohe qe ne pranga ishte vene nje shtetas italian.

Mjeti lundrues 6 metra i pajisur me instrumente për peshkim u identifikua ndërsa po tërhiqej me një fuoristradë në rrugën provinciale SP131 që lidh Leccen me Torre Chianca.

Financa Italiane  sekuestroi 2 karabina kalibër 4.5, një pistoletë Berreta kalibër 4.5, një tjetër pistoletë kalibër 8 e një sasi plumbash. Gjithashtu fshehur në dyshemenë e skafit u gjetën dhe 450 kg marijuanë e konfeksionuar në 219 pako, 75 kg hashash e konfeksionuar në 31 pako e 3.5 kg vaj hashash.

Sipas autoriteteve italiane sasia e sekuestruar e drogës mund të shërbente për të furnizuar të gjithë tregjet ilegale të shitjes si në nivel lokal ashtu dhe në të gjithë territorin italian.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY