Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është kritikuar shpesh për përfitime politike në poste drejtuese.
Gjatë fjalës që mbajti në Këshillim Kombëtar të PDIU-së Idrizi tha se nuk është përmbushur as 1 % e marrëveshjes së koalicionit me qeverinë e majtë.
“Sot dalin disa nopranë politikë dhe guxojnë të na tregojnë përfitimet elektorale që ne mund të kemi, kur bërtasim se ministrit grek Kotzias, që mbron ende sot xhelatët e Çamërisë nuk i puthet dora, por i tregohet e drejta ndërkombëtare. Këtyre nopranëve sot po i përgjigjem, unë dhe të gjithë sa jemi shqiptarë me zemër e gjak, do konsiderohemi mburoja njerëzore për çdo të drejtë të nëpërkëmbur të shqiptarëve të Çamërisë që është shpirti i shqiptarisë, por edhe për jetët dhe ëndërrat e shqiptarëve të ndarë sot në pesë shtete, nuk ka dhe nuk do ketë një tjetër varrezë ushtarësh grekë pa u ndërtuar Memoriali i genocidit grek në Çamëri.
Eshtrat e të parëve tanë që vdiqën në tortura, në dëbim e vrasje nuk janë mish për top e as plaçkë pazari për ato forca që kujtojnë se mund të bëjnë llogari politike me shitje flamujsh e parimesh. Dhe kjo nuk është e s’do jetë kurrë llogari politike, sepse nga të rënët nuk vijnë vota, por ky është moral e humanizëm. Ata që gjithë jetën e konsiderojnë veç zgjedhje, politikë e baltosje nuk mund të presin që ne të mbyllim gojën një vit para çdo fushate, sepse ky vend ka zgjedhje çdo dy vjet e kjo do të thotë që në duhet të heshtim përgjithnjë ashtu siç do na donin në fakt, të dobët e pa gojë. Në të kundërt ne do thërrasim fort, çdo ditë e çdo muaj të vitit që ta kuptojë çdo gazetar apo politikan, i vogël e i madh, se ne nuk do lëshojmë asnjë gërmë, asnjë presje, asnjë minutë, ditë a vit në atë që ne e quajmë shpirtin e shqiptarisë, Çështjen Çame.”, tha Idrizi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/