Skandalet seksuale të mësuesve, Qendra për të drejtat e fëmijëve kërkon shkarkimin...

Skandalet seksuale të mësuesve, Qendra për të drejtat e fëmijëve kërkon shkarkimin e Shahinit

185
0
Shares

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri ka kërkuar që të shkarkohet në mënyrë emergjente ministrja e arsimit Besa Shahini.

Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe shumë anëtarëve të tjerë, drejtori i CRCA-së, Altin Hazizaj ka kërkuar që në mënyrë emergjente të shkarkohet Shahini dhe të mos lejohet abuzimi në shkolla.

Hazizaj i referohet rastit më të fundit të denoncuar në emisionin “Stop”, ku një mësues, Agron Bego bashkë me kolegët e tij abuzonin seksualisht me nxënëset e tyre. Në shumë raste mësuesit bënin seks me të njëjtën nxënëse, njëri pas tjetrit.

Kërkesa e plotë:

1. Kryeministër, shkarkoni urgjentisht Ministren e Arsimit!

I nderuar Z. Kryeministër,

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,

E nderuar Kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Informimit Publik,

E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut,

E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit,

E nderuar zv.Kryetare e Aleancës së Grave Deputete,

Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend!

Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve. Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish.

Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.

1. Kryeministër, a nuk do të kishit kërkuar edhe ju, shkarkimin e Ministres së Arsimit për këtë situatë të paprecedentë dhe të mjeruar, ku është lënë të bjerë shkolla dhe arsimi publik në Shqipëri? Si prind i një fëmije që bëhet gati të shkojë në kopësht e shkollë, a nuk do të bëje të pamundurën që askush të mos guxonte të prekte, shfrytëzonte apo dhunonte seksualisht fëmijën tënd?

A do kishit Ju guximin ta ulni Ministren në tryezën e Qeverisë këtë të mërkurë e ta shihni drejt e në sy Ministren Shahini, pa menduar dhe pa të dalë përpara syve imazhet e vajzave që klithin për ndihmë, teksa mësuesit e tyre i dhunojnë seksualisht?

I nderuar z. Ruçi, si Kryetar i Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” a nuk ndjeheni i turpëruar për faktin se sot të vetmet lajme që vijnë nga Ministrja juaj e Arsimit janë ato me pedofilë dhe grabitqarë seksualë, që shkatërrojnë fëmijërinë e fëmijëve tanë?

E dashur Vasilika, Fatjona, Eglantina dhe Elona, ju jeni nëna të fëmijëve vajza dhe djem! A nuk ia bëni dot pyetjen vetes: Po sikur… t’i kishte ndodhur fëmijës tim? A nuk do të kishit ulëritur prej dhimbjes qe të del nga shpirti, si nënë dhe nuk do të kishit kërkuar ikjen një orë e më parë të Ministres që ka lejuar për shkak të mos-veprimeve të saj, që kaq shumë fëmijë të shfrytëzohen dhe abuzohen seksualisht?

A do të keni kurajo të uleni përkrah Ministres Shahini, të qeshni, bisedoni apo mbështesni punën e saj, kur në të vërtetë imazhet që ju vijnë në mendje janë ato të vajzave të pambrojtura, të lëna vetëm, që nuk kanë guxim të bëzajnë, sepse mësuesit e kësaj Ministreje po i grabisin çfarë është më e shtrenjta për to: fëmijërinë dhe dinjitetin?!

VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË! Mos lejoni që humbja e dinjitetit të këtyre vajzave të bëhet shkak për humbjen e dinjitetit tuaj, por edhe tonit, si qytetarë dhe si shoqëri! Sinqerisht, Altin Hazizaj Drejtor Ekzekutiv CRCA/ECPAT Shqipëri. Tiranë, 18 Shkurt 2020.

Një ditë më parë emisioni “Stop” ka publikuar dëshmi tronditëse që kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego. Emisioni “Stop” transmetoi me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë. Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego.

Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”.

Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

/DRONI.AL/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY