“Na kapën prej leckash” Bashkia Lezhë nxjerr jashtë shkollës romët e prekur...

“Na kapën prej leckash” Bashkia Lezhë nxjerr jashtë shkollës romët e prekur nga tërmeti

92
0
Shares

Ky zjarr është ndezur nga disa familje rome në Lezhë pasi u nxorën jashtë nga palestra e gjimnazit ku ishin strehuar nga Bashkia që prej tërmetit të 26 nentorit. Janë 40 banorë, shumica prej të cilëve fëmijë, që sonte do të flenë përjashta.

Shërbimi social i Bashkisë urdhëroi policinë bashkiakë për nxjerrjen e menjëhershme të tyre nga palestra. Kjo ka qenë e papritur për këta banorë që nuk kanë mundur ende të sigurojnë një shtëpi me qira, pasi bonusi është i pamjaftueshëm pasi qiratë janë të larta. Ata thonë se duhet tu jepnin afat dhe të prisnin ndërtimin e disa banesave që po realizohen pikërisht për ta.

Tashmë nuk e dinë se ku do të shkojnë dhe se ky veprim i bashkisë sipas tyre është i pajustifikueshëm. Këto familje rome dhe egjyptiane u zhvendosën në palestër pasi pallati i tyre nr 88 në lagjen Iliria të qytetit të Lezhës ishte i pabanueshëm.

Sakaq ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu i cili përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se familjet trajtohen me bonus qeraje që nga dhjetori dhe nuk mund të lejohen të mbajnë të zëna ambientet e shkollës për sa kohë ata kanë tërhequr edhe bonusin.

Sipas Ndreut bashkia përveç bonusit të qerasë i ka trajtuar këto familje edhe me ushqime ndaj vendimi për të dalë prej palestrës së shkollës është i pakthyeshëm.

“Lidhur me disa prononcime te disa banoreve qe jane strehuar tek palestra e shkolles se mesme “Hydajet Lezha”, ekzaltimit te ca demokratuceve te vrerosur qe ju ka dale gjumi dhe vemendjes se shtuar te mediave lokale ju bej me dije se :

– Familjet ne fjale trajtohen me bonus qeraje qe nga dhjetori dhe nuk mund te mbajne te zene me ambjentet e shkolles per sa kohe kane terheqe bonusin.

-Nga ana e bashkise pervec bonusit te qerase dhe trajtimit ushqimore ekstra qe ju ka bere ketyre banoreve deri para nje jave, u jane siguru tashme fondet per rindertimin e banesave dhe jemi me fazen e fundit te konkretizimit.

-Sic shihet jemi kujdese me shume se per cdo grup tjeter te demtuar nga termeti dhe kemi ezauruar pertej mundesve mbeshtetjen ndaj tyre .

Bashkia nuk eshte institucion per te ushqyer pretendime pa kriter te askujt banor aq me pak atyre qe jua kemi bere hyzmetin pertej cdo limiti.

-Vendimi per te dale prej palestres se shkolles eshte i pakthyeshem dhe ne perputhje te plote me rregullat dhe aktet ligjore te nxjerra nga qeveria !”, shkruan Ndreu./abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY