Detaje te reja, ky eshte shkaku pse policja vrau gjithe familjen

Detaje te reja, ky eshte shkaku pse policja vrau gjithe familjen

648
0
Shares

Punonjësja e policisë, Valdete Bllaca qëlloi mbi dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas u vetëvra. Autorja e këtij krimi të rëndë ishte pezulluar më herët nga puna për shkak të disa problemeve mendore. Ajo ishte rikthyer në punë, por si pjesë e stafit civil. Prokurori i rastit Arben Kadriu, tha se vrasja ka ndodhur me armën zyrtare.

Ne vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe prokurorët, ndërsa trupat e Viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ku do te kryet edhe autopsia. Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se qyteti dhe Kosova janë të tronditur nga kjo tragjedi e 5-fishtë në familje dhe propozoi shpalljen e një dite zie.

Sipas fqinjëve të familjes Bllaca, dyshohet që shkaku i këtij krimi në familje mund të jetë një çështja e pronësisë së banesës. Me herët familjarët kishin pasur mosmarrëveshje për lëshimin me qira ose shitjes së shtëpisë, dhe kjo mendohet se ka sjellë edhe këtë tragjedi në familjen Bllaca. Por familjarët e 5 vrarëve kanë deklaruar se nuk kanë qene ne dijeni qe ata te kene pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY