Berisha: Metodologjia e re e le Shqiperine edhe 25 vite jashte BE-se

Berisha: Metodologjia e re e le Shqiperine edhe 25 vite jashte BE-se

117
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se BE do të monitorojë rreptësisht donacionet për tërmetin pasi nuk ka besim te qeveria.

I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora ai komentoi edhe deklaratën e presidentes së  Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për integrimin.

Berisha thotë se negociatat do të hapen në pranverë por sipas tij me metodologjinë e re Shqipëria nuk anëtarësohet në BE për të paktën 25 vite, madje rrezikon të mos e përmbushë fare këtë aspiratë.

Berisha: Ursula von der Leyen tha të gjithë të vërtetën e Brukselit për Shqipërinë. I tha Ramës se do të bëjmë transparencë, që indirekt do të thotë që vidhni dhe nuk mund t’ju besojmë.Tha një të vërtetë. Së dyti lidhur me negociatat, Edi Ramas i dha Shqipërisë goditjen më të rëndë që ka marrë një vend ish-komunist në 30 vitet e fuindit. Pasi bllokoi hapjen e negociatave katër vite me radhë Shqipëria po hap negociatat me një rrugë krejt të re dhe një procedurë krejt të re, një procedurë absolutisht për shkak të Shqipërisë. 

Një procedurë e cila jo vetëm e shtyn me 20-25 vite por më shumë se 50% ka mundësinë e kalimit në partneritet mosintegrimin ndonjëherë të Shqipërisë si vend anëtar. E thotë klauzola e cila i jep të drejtë një vendi të vetëm ta bllokojë, i jep të drejtë ta rikthejë nga e para dhe i jep të drejtë ti thotë dil jashtë fare. Nuk ka më mashtrime me raporte.Macron determinoi në këtë çështje, arriti atë që deshi dhe nuk e pat të pabazë dhe nuk ishte vetëm. Bindi 15 shtete dhe arriti objektivin e tij. Procedurë e re për negociatat. Negociatat do të hapen por me procedurë të re.Rikthimin, pezullimin dhe përjashtimin i kanë dhe 9 kushtet e Bundestagut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY