“SPAK ka në dorë kallëzimin penal të PD”, Ish-deputeti: Të përgjigjen për...

“SPAK ka në dorë kallëzimin penal të PD”, Ish-deputeti: Të përgjigjen për 7 akuzat, dëm prej 8.5 milion eurosh

210
0
Shares

Pasi PD dorezoi ne SPAK nje padi te ngritur me 7 akuza ne total, ku perfshihen emra te njohur si ministrja e shendetsise, ish-ministri Beqja, ka reaguar se fundmi dhe ish-deputeti Bardh Spahia i cili prej disa kohesh ka denoncuar abuzimet me tenderat ne shendetesi.

Ne reagimin e tij në Facebook, Spahia thotë se tani SPAK ka shansin të tregojë se këta abuzues recidiv do marrin ndëshkimin e duhur, e se paratë e taksapaguesve shqiptarë duhen konsideruar të paprekshme.

Sipas  Spahias, i cili zbulon detaje nga akuzat, personat e denoncuar duhet të përgjigjen për 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv e pasiv, tek shpërdorimi i detyrës e deri tek përfitimi i parave te dhena edhe per 580 mijë kontrolle të pakryera në një vlerë të përllogaritur prej 8.5 milionë eurosh.

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka tashmë në dorë kallëzimin penal të Partisë Demokratike për koncesionin korruptiv të Check Up-it. Ministri i kohës i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministrja aktuale Ogerta Manastirliu duhet të japin llogari për ngutjen e pashpjegueshme për të përfunduar në mënyre te paracaktuar një procedurë koncesionare fiktive me fitues të paracaktuar. Bashkë me aksioneren e kompanisë përfituese të Check Up-it Vilma Nushi e persona të tjerë, ata do duhet të përgjigjen për 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv e pasiv, tek shpërdorimi i detyrës e deri tek përfitimi i parave te dhena edhe per 580 mijë kontrolle të pakryera në një vlerë të përllogaritur prej 8.5 milionë eurosh.

E kjo gjë është parashikuar të ndodhë në 10 vitet e kohëzgjatjes së kontratës.
E njëjta llogjikë abusive, edhe në koncesionin e sterilizimit ku kostot fryhen disa fish per te mundesuar megavjedhjen, e ku rreziku financiar merret përsipër nga shteti. Kjo ka sjellë, rritjen e kostove te te gjitha procedurave kirurgjikale edhe atyre me te thjeshta duke e bere te pamundur perballimin nga strukturat spitalore. Kjo situate, sic e kemi denoncuar vazhdimisht, ka cuar ne nxjerrjen e urdhërave nga ministria e shëndetësisë për reduktim e planifikim të operacioneve kirurgjikale, pra rikthim tek tolloni si në kohën e diktaturës edhe ne shendetesi. E përse? Për shkak të makutërisë që nuk ndalet as përpara shëndetit të qytetarëve e jetës së tyre.

SPAK ka shansin të tregojë se këta abuzues recidiv do marrin ndëshkimin e duhur, e se paratë e taksapaguesve shqiptarë duhen konsideruar të paprekshme, ndersa përmirësimi i sistemit shëndetësor nje mision sublim. Zbatimi i verbër i urdhërave politikë ka kosto që herët a vonë paguhen.  Tani është koha”,-shkruan Spahia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY