“Të gjithë e dinë që qeveria shpërdoron fondet publike”, Vasili: Ndaj SHBA-të...

“Të gjithë e dinë që qeveria shpërdoron fondet publike”, Vasili: Ndaj SHBA-të do të ngrejë Akademinë e Transparencës

99
0
Shares

Petrit Vasili u bashkohet te gjithe atyre qe jane skeptike me menaxhimin e fondeve qe BE mblodhi per Shqiperine ne konferencen e donatoreve.

Sipas Vasilit, të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvetëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë.

Mirënjohje SHBA-së për transparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit!SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.

Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvetëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.

Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milion dollarë për ketë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë.

Ja deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Z.Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike”.,-shkruan ne postimin e tij  Petrit Vasili.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY