DETAJE/Autoritetet u përpoqën ta fshehin, vdes dhe drejtori i një spitali në...

DETAJE/Autoritetet u përpoqën ta fshehin, vdes dhe drejtori i një spitali në Wuhan

92
0
Shares

Kreu i një spitali Wuhan në qendër të shpërthimit të koronavirusit,  ka vdekur nga sëmundja, sipas burimeve nga zyrtarët shëndetësorë dhe pse pati tentativa per ta mohuar vdekjen e tij.

Dr Liu Zhiming, 51 vjeç, vdiq këtë mëngjes pasi ‘përpjekjet e shpëtimit të të gjitha llojeve dështuan’, sipas transmetuesit shtetëror CCTV .

Deklaratat konfliktuale kanë shtuar shqetësimet në lidhje me vendosmërinë e Kinës për të kontrolluar raportimin për koronavirusin – duke nxitur frikën se zyrtarët po fshehin pamjen e vërtetë.

Vdekja e Dr Liu gjithashtu ka ngjallur një vale zemërimi vetëm dy javë pasi një mjek tjetër, whistleblower Dr Li Wenliang, u prek nga virusi.

Ashtu si në rastin e Dr Li, raportet për vdekjen e Dr Liu fillimisht u tërhoqën mbrëmë nga zyrtarë të cilët pretenduan se mjekët ende po përpiqeshin ta ringjallnin. Media shtetërore dhe Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan konfirmuan vdekjen e tij këtë mëngjes.

BURIMI:DAILY MAIL/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY