Ekspertiza zbulon shkakun, ja çfarë e shkaktoi vdekjen e nënës dhe dy...

Ekspertiza zbulon shkakun, ja çfarë e shkaktoi vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve në Bulqizë

302
0
Shares

Tre pjesëtarët e familjes Tola në fshatin Ostren të Bulqizës dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga soba e drurit, me të cilën ngroheshin.

Ky dyshim është pas ekzaminimeve paraprake të bëra ndaj vajzës 16-vjeçare të familjes Tola, e cila arriti të mbijetonte. Sipas burimeve nga Panorama, mësohet se në rrugët e frymëmarrjes së 16-vjeçares, janë gjetur mbetje karboni, të cilat krijohen nga tymi.

16-vjeçarja Merita Dola, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e trefishtë në Ostren, është trajtuar në QSUT, për toksikim nga monoksidi i karbonit. Gjithashtu, edhe nga marrja në pyetje e kunatës së Rajmondës, ajo që gjeti të pajetë tre personat, apo edhe dëshmisë së personave të tjerë, kanë dëshmuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarët e familjes Tola, duke mos pasur asnjë motiv për t’i helmuar.

Megjithatë, mes gjithë kësaj tragjedie, 16-vjeçarja ka kaluar rrezikun për jetën. Merita Tola ndodhet në gjendje të stabilizuar, kur pritet që t’i bëhet edhe një konsultë psikologjike dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ajo nuk ka qenë në dijeni për tragjedinë që i ka ndodhur, duke humbur nënën, motrën dhe vëllanë në të njëjtën ditë dhe nuk dihet nëse e ka mësuar këtë lajm të trishtë. Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, u përcollën në banesën e fundit tri ditë më parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY