Burg përjetë shqiptarit në Zvicër, aksidentoi për vdekje një grua pas garave...

Burg përjetë shqiptarit në Zvicër, aksidentoi për vdekje një grua pas garave me makinë

98
0
Shares

Një i ri nga Kosova është dënuar me burg përjetë pasi aksidentoi për vdekje një grua në Zvicër.

Prokurori publik në procesin që u zhvillua dje në Gjykatën e Landit në Kleve, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, për shkaktarin 22-vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës, shkruan dpa.de.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria kishte kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale. Por, gjykata e ka dënuar atë me 3 vjet e 9 muaj burg.

Shtetasi nga Kosova dhe ai gjerman, në prillin e kaluar (2019) kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf.

22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY