Arben Ahmetaj: Po eshte kredi, por me interesa te vogla

Arben Ahmetaj: Po eshte kredi, por me interesa te vogla

277
0
Shares

Arben Ahmetaj, Ministër i Shtetit për Rindërtim erdhi nga Brukseli direkt në emisionin Opinion pas konferencës së donatorëve.  Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, grante dhe kredi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

Ministri Ahmetaj: Ishte një mbështetje ndërkombëtare spektakolare me solidaritet me popullin shqiptar dhe me familjen që kanë humbur të dashurit dhe shtëpitë e tyre, ishte në një nivel të papërshkrueshëm. Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike.

Franca sa ka dhënë?

Ministri Ahmetaj: 60 milionë euro kredi e butë plus 1 milion grant. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë.

Sa e butë?

Ministri Ahmetaj: Po të gjitha këto lëvizin nën 2.25. Ky është një instrument financiar i cili negociohet me Qeverinë shqiptare më pas që mund të jetë për disa korsi ekonomike, socio-ekonomike. Pra, janë projekte./ Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY