Një 45-vjeçar në Shkodër në pranga, akuza e fortë për plagosje me...

Një 45-vjeçar në Shkodër në pranga, akuza e fortë për plagosje me armë zjarri

88
0
Shares

Një shtetas me iniciale A. L., 45 vjeç, është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Ai është banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Ai është arrestuar për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.

NJOFTIMI I PLOTE

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY