DETAJE/Bleu byzylykë floriri nga hajduti serial, shkon në 3 numri i të...

DETAJE/Bleu byzylykë floriri nga hajduti serial, shkon në 3 numri i të arrestuarëve në Elbasan

141
0
Shares

Ka shkuar në tre numri i personave që janë arrestuar nga operacioni policor Trajektorja.

Policia njofton se ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ka blerë 4 byzylykë flori, nga Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve të ndodhur në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan.

Ky i fundit sipas policisë ka qenë i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.

Gjatë ditës së djeshme policia arrestoi dhe një 20-vjeçare në Tiranë, e cila dyshohet se kishte ndihmuar autorin Thaçi.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Trajektorja”.Shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Vihet në pranga një 26-vjeçar që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autori.

Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan  shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY