Naftëtarët e Ballshit po shkojnë drejt vendimit ekstrem, ultimatum qeverisë: Na ktheni...

Naftëtarët e Ballshit po shkojnë drejt vendimit ekstrem, ultimatum qeverisë: Na ktheni përgjigje

105
0
Shares

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë pasi prej 6 muajsh nuk kanë marrë pagat.

Njeri prej punonjesve, tha se problemi me pagat dhe kushtet e punonjësve kanë nisur që kur uzina i privatizua, ndërsa ka kërkuar vëmendjen e ministrisë së Energjitikës, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama, në të kundërt nëse nuk ka reagim, që prej ditës së sotme tha ai, do të futen në grevë urie.

Në radhë të parë duhet të reagojë Ministria e Energjitikës, Ruçi dhe Edi Rama. Kaluan deri në 2 vjet që kjo firmë pret mërrëdhëniet me punëtorët. Ai punëtor që punon në Ballsh është kryefamiljar, e vetmja e ardhur financiare për familjet. Të gjithë jemi me arsim profesional që kemi mbaruar shkollën për të punuar këtu. Ne do të lëvizim të gjithë gurët.

Sot nëse nuk do të marrim përgjigje do të futemi në grevë urie. Përderisa nuk kemi marrë asnjë përgjigje, vendimi ekstrem i yni është greva e urisë. Shpresoj të marrim një zgjidhje të shpejtë për këtë komunitet që është më i rregullti në Shqipëri në lidhje me taksimet që i bëjnë shtetit, ndaj edhe shteti duhet të jetë i vëmendshëm ndaj tyre. Jemi një komunitet prej 35 mijë banorësh siç është Mallakastra që varemi nga kjo uzinë”,-shprehet ai per Fax News.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY