Skiatorja turke i shpëton jetën fëmijës slloven: E mban për 15 minuta...

Skiatorja turke i shpëton jetën fëmijës slloven: E mban për 15 minuta të varur në ajër

372
0
Shares

Skiatorja turke S?la Kara është shpallur heroinë në Slloveni pasi i shpëtoi jetën e një djali 12-vjeçar në Resortin e Skiimit Krvavec në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Federata Turke e Skiimit tha se Kara, 19 vjeçe, i shpëtoi të miturit slloven gjatë një stërvitjeje para garave që po mbaheshin atje.

Slloveni, i cili gjendej së bashku me Karan në një kabinë teleferiku, humbi ekuilibrin e tij. Duke folur për incidentin, Kara tha se djaloshi slloven u frikësua kur ra nga kabina.

“Unë hodha shtizat e mia të skive dhe i hoqa dorezat me gojë. Kur i hoqa, ai thirri dhe bërtiti: ‘Ju lutem, më mbani me të dy duart'”, tha Kara, duke shtuar se ajo e ka mbajtur sllovenin me të dy duart përafërsisht 15 minuta.

Ajo tha se patrullat e sigurisë në pistën e skiimit dhe stafi i resortit arritën në vendin e ngjarjes dhe ajo lëshoi djaloshin që të binte në një rrjetë sigurie të vendosur nga ekipi që arriti në vendin e ngjarjes.

“Unë zbrita për të kontrolluar djalin dhe ata (patrulla dhe personeli) më thanë që ai ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte ndonjë problem”, rrëfeu Kara.

Pas rastit, thotë ajo, kanalet sllovene të lajmeve e kanë quajtur heorinë.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY