Grevistet e urise ne Pocem: Qeveria eshte kriminele, po kerkojme vetem buken...

Grevistet e urise ne Pocem: Qeveria eshte kriminele, po kerkojme vetem buken e gojes

116
0
Shares

Grevistët e Pocemit ne Mallakaster vijojne per te laterten dite greven e urise ne kerkim te rrogave qe nuk i kane marre prej 27 muajsh.

Të pakënaqur me reagimin e institucioneve ata kërcënojnë se greva e tyre do të vazhdojë.

“Shteti dhe pushtetarët janë kriminelë. Kërkojmë vetëm bukën e fëmijëve për të jetuar”, u shpreh një nga grevistët ne nje meonike transmatuar nga abcnews.

“Do të vazhdojmë deri në fund, po na mashtrojnë dita ditës”, u shpreh një tjetër punëtor i cili është në grevë.

Problemet shëndetësore në mesin e grevistëve kanë vijuar edhe të dielën.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër, na jepni paratë, të shikojmë edhe ne hallet tona. Nuk shkoj dot në shtëpi, nuk kemi lekë”, tha një tjetër punëtor.

Pranë grevistëve ishte aot edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Në takimin që zgjati 60 minuta, Kryemadhi u premtoi se do detyrojmë qeverinë dhe pronarët t’u paguajnë rrogat e prapambetura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY