Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia greke jep detajet për operacionet; goditën dy organizata të trafikut të drogës

22/10/2016
Policia greke jep detajet për operacionet; goditën dy organizata të trafikut të drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Detaje të reja të operacioneve të dy ditëve të fundit të policisë greke janë publikuar nga mediat në Greqi. Operacionet kishin si objektiv shkatërrimin e dy organizatave që merreshin me trafikun e drogës. Në pranga kanë përfunduar 11 persona mes të cilëve dhe dy shtetas shqiptarë.

Policia greke ka dhënë të shtunën në mesditë detaje mbi dy operacionet e zhvilluara të enjten dhe të premten, ku u asgjesuan dy organizata të rëndësishme të trafikut të drogës dhe u vënë në pranga 11 persona, dy prej të cilëve u konfirmua se janë shtetas shqiptarë. Sipas policisë greke, në operacionin e parë janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 669 kg kanabis dhe 20.095 euro.

Droga u gjet në një magazinë në Afidnes, në periferi të Athinës. Droga ishte magazinuar aty dhe po paketohej me qëllim që të dërgohej në Holandë, Gjermani dhe Belgjikë. Shërbimi antidrogë kishte rënë prej kohësh në gjurmë të disa pjesëtarëve të grupit dhe po i mbante në survejim. Në orët e para të së enjtes, policia ndaloi në dalje të magazinës një maune të transportit ndërkombëtar.

Dy drejtuesit e mjetit, shtetas grekë të moshës 50 dhe 62 vjeç u arrestuan. Në brendësi të magazinës u arrestuan tre shtetas të tjerë grekë, mes të cilëve edhe një 46 vjeçar, që sipas policisë ishte përgjegjës për magazimin dhe paketimin e drogës. Zëdhënësi i policisë greke nuk ka bërë asnjë referim për dy të arrestuarit e tjerë, në kuadër të këtij operacioni. Shërbimi i antidrogës po vazhdon hetimet mbi lidhjet e mundshme që kjo organizatë ka patur me rrjete të tjerë që aktivizohen në transportin e drogës nga Greqia në Europën Perëndimore. Sa i përket identitetit të të arrestuarve në operacionin e parë, media greke kishte cituar më herët burime të policisë, sipas të cilëve shumica e të arrestuarve ishin shtetas shqiptarë.

Abc News pyeti për sqarime në policinë greke, por askush nuk pranoi të prononcohej, duke e lidhur refuzimin e tyre me fshehtësinë e hetimeve që po vazhdojnë. Në operacionin e dytë, policia ka arrestuar dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë. Dy të parët u arrestuan në portin e Patras, ku sapo kishin mbërritur nga Italia. Në furgonin e tyre u gjetën 28 kg e 857 gramë kokainë, si dhe 1,5 kg kanabis. Ata kishin me vete dhe një postiloetë dhe 15 fishekë. Në vazhdim të hetimeve, shërbimi antidrogë gjeti dhe arrestoi në afërsi të Korinthit, dy shtetasit shqiptarë, burrë e grua, që do të merrnin drogën në dorëzim. Gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve në Athinë, u gjetën edhe mjete që përdoreshin për të përpunuar kokainën, si dhe një shumë prej 4.500 eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.