Velia 500 milione euro buxhet, por ja si i ka lene rruget...

Velia 500 milione euro buxhet, por ja si i ka lene rruget e Tiranes

106
0
Shares

Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët! Në një vëzhgim të…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 16 février 2020

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa publikon vëzhgimin në mbi 50 rrugë të Tiranës. “Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët!”, deklaron Zhupa.

Deklarata e Zhupes:

Në një vëzhgim të thjeshtë në rruget e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjëndjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qëndrore të Tiranës!

Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat.

Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investoj. Mjafton të ecesh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.

Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.

Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY