Dita e tretë në grevë urie, njëri nga punonjësit e nënstacionit elektrik...

Dita e tretë në grevë urie, njëri nga punonjësit e nënstacionit elektrik në Poçem shfaq probleme: Shteti nuk duket, vijnë vetëm për votat

86
0
Shares

Kane hyre ne diten e 3 te greves se urisë 14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem në Mallakastër.

Ata kërkojnë të marrin pagat e prapambetura prej 27 muajsh dhe rinisjen e punës.

Mëngjesin e sotëm njëri prej grevistëve ka pasur luhatje tensioni dhe është njoftuar urgjenca, por akoma nuk ka mbërritur. Pranë tyre qendron edhe një infermiere e cila po mban situatën e tyre shëndetësore nën kontroll.

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit në Poçem, kanë qenë nën varësi të uzinës së naftës në Ballsh, por nuk janë paguar prej gati 2 vitesh.

Në total janë rreth 850 punonjës të uzinës që janë në protesta për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri, ndersa denojne dhe mungesen e shtetit pas shume protestave te tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY