Humb jetën turisti francez që u rrëzua në Llogara, nuk u...

Humb jetën turisti francez që u rrëzua në Llogara, nuk u bë e mundur ulja e helikopterit

62
0
Shares

Një turist francez ka humbur jetën ditën e sotme në Llogara. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ai është 67 – vjeçari me iniciale A.T., banues në Francë. Sipas policisë rreth orës 13:45, 9 turistë francezë në zbritje të malit “Maja e Qorres” në drejtim të Llogarasë, njoftuan se njëri prej tyre ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në trup.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë, në ndihmë të dëmtuarit, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë, pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur “Maja e Qorres”.

Policia sqaron se në ndihmë të dëmtuarit erdhi edhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili për shkak të terrenit të vëshirë dhe mjergullës së dendur nuk u bë e mundur ulja e tij. Gjatë kësaj kohe, pas përpjekjeve të shumta për t’i ardhur në ndihmë, turisti nuk mundi të jetojë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e kokës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY