Mjegullohen edhe me tej arsyet e tragjedise familjare ne Bulqize

Mjegullohen edhe me tej arsyet e tragjedise familjare ne Bulqize

422
0
Shares

Vijojne te mjegullohen edhe me tej arsyet e vdekjeve te tre familjareve ne Bulqize.

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial  (ISHTI), me një grup ekspertësh qe kanë shkuar në banesën e familjes Tola në Ostren të Bulqizës, për të bërë verifikimet mbi shkaqet e tragjedise kanë hedhur poshtë mundesine e vdekjes nga gazi.

  • Ata kanë konstatuar bombolën, por ishte me siguresë të mbyllur, megjithese ky nuk eshte argument pasi edhe bombola edhe tubat e lidhjes mund te kene rrjedhje edhe pse siguresa eshte e mbyllur. Përveç saj, kanë konstatuar një sobë me dru, me të cilën ngroheshin dhe janë ngritur dyshimet se mund të jenë asfiksuar nga tymi i përhapur në dhomë.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI.

Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, bën të ditur ISHTI përmes një njoftimi për mediat.

Pritet që të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes tragjike që tronditi vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY