VIDEO/Pas takimit me ‘Venecian’ Basha akoma më i vendosur, paralajmëron dhe njëherë...

VIDEO/Pas takimit me ‘Venecian’ Basha akoma më i vendosur, paralajmëron dhe njëherë mazhorancën

166
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti se rruga e vetme për të dalë nga kriza e thellë politike dhe kushtetuese në cilën është futur vendi  janë zgjedhjet e parakohshme.

Por ndërsa mazhoranca ka refuzuar qartazi, duke deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021, Basha pati edhe një paralajmërim.

Deklarata u dha pas takimit që Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pati mëngjesin e së premtes, me Delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me konfliktin e ashpërsuar midis Presidencës dhe Qeverisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët se çfarë u diskutua në takim, Basha tha:

Takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Shenjë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që ka dërguar në Kuvend, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias, masa të tjera që synojnë kapjen e vendit, kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Siguria dhe të drejtat e qytetarëve  janë të kërcënuara sepse Shqipëria sot drejtohet nga një grup pushtetarësh dhe oligarkësh që kanë kapur gjithçka,. Kjo nuk është demokraci, nuk është shteti ligjor. Ndaj me “Venecian” diskutuam të gjitha problemet e e shkatërrimit të Reformës në Drejtësi por edhe rrugën e daljes: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve, një parlament i lidhur me fatin e qytetarëve. Një Kryeministër që ka dalë nga bandat e krimit të organizuar do të jetë peng i tyre. Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëvë dhe oligarkëve apo do të shikojmë rrugën e drejtësisë?!”

Pyetje: Z. Basha, ju keni kërkuar si zgjidhje qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por kjo është refuzuar dhe PS ka deklaruar se zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. Si do të jetë zgjidhja?

Basha: Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme, pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, të kriminelëve dhe të oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë, opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Në takim merrte pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ish-deputeti Oerd Bylykbashi si dhe Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

LIVE – Kominikim me gazetarët pas takimit me delegacionin e Komisionit te Venecias

LIVE – Kryetari i PD Lulzim Basha, kominikim me gazetarët pas takimit me delegacionin e Komisionit te Venecias

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 14 février 2020

Nderkohe qe po sot pritet qe delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Dje ekspertët e Venecias patën axhedne te ngejshur takimesh me Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor dhe Arta Vorpsin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY