Gjuta rikthehet në burg, avokati sqaron pse lëvizte me 120 mijë euro...

Gjuta rikthehet në burg, avokati sqaron pse lëvizte me 120 mijë euro me vete

208
0
Shares

Gjykata e Tiranës e rikthen serish në burg Vladimir Gjutën, i arrestuar pak ditë më parë pranë selisë së PS-së me një armë dhe 120 mijë euro në çantë.

Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, ndërsa pozitën e tij e ka rënduar dhe gjetje e shumës së madhe të parave që mbante me vete.

Avokati i tij Naim Gjuta është shprehur për gazetarët se armën e kishte pasi i duhej për t’u mbrojtur dhe për shkak se kishte një vlerë të madhe eurosh me vete.

Gjuta pretendon se pasuritë janë të ligjshme, janë fituar nga biznesi i tij. Klienti im pranon akuzën e ‘Armëmbajtjes pa leje’, por jo të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’. Do të ankimohet vendimi për sekuestrimin e parave, sepse ato para do të përdoreshin për hapjen e një biznesi të ri.”, u shpreh avokati Gjuta.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY