EMRAT/OFL i çon kërkesë për të deklaruar pasurinë mikut të Shullazit dhe...

EMRAT/OFL i çon kërkesë për të deklaruar pasurinë mikut të Shullazit dhe një tjetër të ‘forti’

116
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit i dërgon kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje.

Në një deklaratë për media, policia thotë se i ka kërkuar pasurinë Pajtim Serjanit, i cili njihet si njeri i afërt me Emiljano Shullazin.

Deklarata e policisë:

Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim’;

– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY