Rikthehen shembjet në Astir të hënën, ish-deputeti zbardh paralajmërimin e IKMT-së

Rikthehen shembjet në Astir të hënën, ish-deputeti zbardh paralajmërimin e IKMT-së

147
0
Shares

IKMT do të rikthehet te zona e Astirit me te tjera shembje te banesave të banorëve, fakt i cili eshte konfirmuar dhe nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Klevis Balliu, ish-deputeti i PD, në mbrojtje të të drejtave të banorëve të Unazës së re, ka bërë të ditur sot se ata janë njoftuar nga IKMT-jka se ditën e hënë do t’u prishen banesat.

Balliu e ka publikuar këtë lajm bashkë me foton dhe ka reaguar ashper duke u shprehur se këto shembje po ndodhin në një kohë kur për segmentin ku do të shemben banesat, punimet qenë anuluar dhe nuk ishte bërë asnjë tenderim i ri.

Sot IKMT, e shoqëruar nga qindra forca Policie, është sulur në një mision totalisht të paligjshëm për të informuar se ditën e hënë shtëpitë në Lotin 2 në projektin famëkeq të Unazës, ku për 40 milion euro nuk u arrestua askush përveç banorëve, do të shemben.

Loti 2 është i anuluar dhe nuk është bërë një ritenderim, pra nuk ka as kompani as projekt, çka në fakt është e vërtetë për të gjitha lotet.
Por në rastin konkret, nuk ka as një tenderim të projektit. Pra thjesht bëhet fjalë për oreksin e pushtetarëve që të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve.

Praktikisht shteti po vjedh shtëpitë për të pastruar paratë e drogës me Erion Veliajn, lavatriçen më të madhe të Europës.Ky është një akt i turpshëm barbar, që do të thotë se sot Shqipëria s’ka as ligj, as Kushtetutë dhe as shtet.”,-denoncon ish-deputeti.

Sot IKMT, e shoqëruar nga qindra forca Policie, është sulur në një mision totalisht të paligjshëm për të informuar se…

Publiée par Klevis Balliu – Faqja Zyrtare sur Jeudi 13 février 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY