Reagon nga spitali gruaja e aksidentuar nga Ilda Bejleri: Do e kisha...

Reagon nga spitali gruaja e aksidentuar nga Ilda Bejleri: Do e kisha falur, iku duke i dhënë gaz makinës

305
0
Shares

63-vjecarja Enriketa Gjuzi, e cila thote se eshte e aksidentuar një ditë më parë nga moderatorja e sportit Ilda Bejleri, ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, në pritje për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Nga shtrati i spitalit, Gjuzi rrëfen për gazetarin e ‘BalkanWeb’, gjithë sa mban mend nga aksidenti i një dite më parë.

63-vjecarja tha se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga moderatorja Bejleri. Ndonëse e pranon se nuk ndodhej te vizat e bardha, Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjeti që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjecarja.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.” – tha nga spitali 63-vjeçarja./BW

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY