Pine cigare sikur nuk kishin vrare…Detaje te reja nga vrasja e Jam...

Pine cigare sikur nuk kishin vrare…Detaje te reja nga vrasja e Jam Prenges

197
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala bëri publike të tjera detaje rreth rrëmbimit dhe vrasjes së 47-vjeçarit Jan Prenga.

Gjatë emisionit “Opinion”, Lala tha se nëse nuk gjendet trupi i pajetë i Prengës do të jetë shumë e vështirë që autorët e dyshuar të ngjarjes të akuzohen për vrasje.

Ajo u shpreh se dosja tashmë i ka kaluar SPAK-ut, ndërsa vuri theksi tek agresiviteti i grupeve kriminale. Gazetarja tregoi se rrëmbyesit e Prengës kanë vepruar me një qetësi të jashtëzakonshme për zhdukjen e trupit të tij.

Sipas gazetares ata kanë fshirë gjurmët e gjakut, kanë përdorur solucione kimike dhe në fund kanë pirë edhe cigare. Lala tha më tej se autorët e kanë konsideruar veten të paprekshëm dhe se kjo histori do të mbyllej shumë shpejt.

“Pjesëtarët e grupit të hetimit më kanë folur për shumë detaje nga kjo video.

Është një video shumë e gjatë. Të thashë vetëm me pengun janë marrë 27 minuta. Bëhet fjalë për orë të tëra filmime. Ju thashë tre ditë të sekuestruara.

Por qetësia me të cilën kanë vepruar personat e dyshuar është e frikshme dhe vë një kambanë alarmi. Kanë vepruar aq qetësisht. Kanë hequr gjurmët e gjakut.

Kanë marrë fshesën, kanë pastruar me solucion gjithë dyshemenë, makinat që kanë patur. Kanë hequr rrobat. Kanë pirë edhe cigare me një qetësi të jashtëzakonshme.

Me sa kuptoj unë lidhet me faktin se e kanë konsideruar veten të paprekshëm dhe e kanë konsideruar si një histori që do të mbyllet”, tha gazetarja./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY